GJERMANI – Brexit ul tregtinë mes Berlinit dhe Londrës

BERLIN, 24 korrik /ATSH-DPA/ – Tregtia midis Gjermanisë dhe Britanisë u kontraktua në pesë muajt e parë të këtij viti për shkak të paqartësive rreth Brexit, sipas Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë (DIHK).

”Mes muajve janar dhe maj, importet nga Britania e Madhe u ulën me 6,1 % në 15 miliardë euro (16,7 miliardë dollarë) krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018’’, tha DIHK.

Ndërkohë, eksportet në Britani kanë rënë me 2,3 % në 35 miliardë euro gjatë së njëjtës periudhë.

Vëllimi i përgjithshëm i tregtisë prej 50 miliardë euro për periudhën janar-maj e vë Britaninë e Madhe në vendin e shtatë në renditjen e partnerëve kryesorë tregtarë të Gjermanisë.

Në vitin 2017, Britania e Madhe ishte në vendin e pestë, ndërsa një vit më vonë ajo ishte në vendin e gjashtë.

Presidenti i DIHK, Eric Schweitzer dhe përfaqësues të tjerë të industrisë gjermane paralajmëruan kryeministrin e ri britanik Boris Johnson për të shmangur Britaninë e Madhe nga dalja e Bashkimit Europian nëpërmjet një Brexit të ashpër.

Në një fjalim Johnson tha se donte të bashkonte Britaninë e Madhe dhe të përfundonte Brexit-in brenda 31 tetorit, me ose pa marrëveshje.  /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.