FOTO/ Vazhdon puna për rehabilitimin e rrugës Tiranë-Ndroq-Plepa

TIRANË, 24 korrik /ATSH/- Në segmentin rrugor Tiranë-Ndroq-Plepa, vazhdon puna për riparimin e shtresave të asfaltit, gropave dhe pjesëve të dëmtuara.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky aks ku punimet po ecin me ritme të shpejta duke mos penguar trafikun e mjeteve.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga kantieri i punës për rehabilitimin e rrugës Tiranë-Ndroq-Plepa, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Gjatë sezonit të verës, qarkullimi i mjeteve në aksin Tiranë-Ndroq-Plepa është shtuar ndjeshëm, si rezultat i shmangies së fluksit të shtuar të qarkullimit në autostradën Tiranë- Durrës, nga turistë e pushues që frekuentojnë qytetin bregdetar të Durrësit.

Punimet në segmentin rrugor Tiranë-Ndroq-Plepa po zhvillohen në kuadër të Projektit të Mirëmbajtjes së Bankës Botërore, bazuar në performancë dhe rezultate, po bëhet riparimi i shtresave asfaltike gropave dhe pjesëve të dëmtuara duke përmirësuar kështu në qarkullimin e mjeteve.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.