Forcimi i pasaportës shqiptare, prioritet i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme

TIRANË, 24 korrik/ATSH/ Forcimi i pasaportës shqiptare mbetet një nga prioritetet e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, për të maksimizuar numrin e vendeve të botës ku shtetasit shqiptarë hyjnë pa vizë.

Përmes një njoftimi MEPJ njofton se “shtetasit shqiptarë me pasaportë të zakonshme hyjnë pa viza në 60 vende të botës, ndërsa mbajtësit e pasaportave të shërbimit dhe pasaportave diplomatike hyjnë pa vizë në 21 vende të botës”.

“Shtetasit shqiptarë hyjnë me vizë në kufi dhe me e-viza në 50 vende të botës. Mbajtësit e pasaportës shqiptare: të zakonshme, shërbimi ose diplomatike hyjnë në 136 vende të botës pa vizë, me vizë në kufi ose me e-vizë”, thuhet në këtë njoftim.

MEPJ nënvizon se po vazhdon punën intensive për forcimin e mëtejshëm të pasaportës shqiptare në botë. /m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.