BM – Boris Johnson mbërrin në pallatin Buckingham për të marrë emërimin kryeministër

LONDËR, 24 korrik /ATSH-AFP/ – Boris Johnson mbërriti sot në mesditë në pallatin “Buckingham” për të parë mbretëreshën Elizabeth II që do e ngarkojë zyrtarisht me krijimin e qeverisë së re britanike.

Automjeti i ish-kryebashkiakut të Londrës, i zgjedhur të martën në krye të Partisë konservatore që ka mazhorancën në Parlamentin britanik, u bllokua rrugës për një kohë të shkurtër nga mbështetës të “Greenpeace” të cilit manifestonin për ngrohjen klimatike duke krijuar një zinxhir njerëzor. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.