TIRANË, 23 korrik /ATSH/ Rukie Cenollari pas aplikimit pranë Zyrës Vendore të Punësimit në Kuçovë u punësua pranë një subjekti.
Rukie Cenollari përfundoi arsimin e lartë dhe Masterin për Administrim Publik.
Shërbimi Kombëtar i Punësimit ka bërë të ditur se pas regjistrimit pranë Zyrës së Punës Kuçovë si punëkërkuese e papunë u realizua ndërmjetësimi i saj në punë si Specialiste Shërbimi, pranë një subjekti privat.
Modernizmi i Zyrave të Punës ka mundësuar shërbim më të mirë për qytetarët. /a.a/