VATIKAN – Papa Françesku letër Assadit për situatën humanitare

VATIKAN, 22 korrik /ATSH-ANSA/ – Papa Françesku i dërgoi një letër presidentit sirian, Bashar al-Assad për të shprehur shqetësimin e thellë për situatën humanitare në Siri duke iu referuar veçanërisht kushteve dramatike të civilëve në Idlib, deklaroi drejtori i shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni.

”Këtë mëngjes në Damask, kardinali Peter Kodwo Appiah Turkson, i shoqëruar nga kardinali Mario Zenari, si dhe nënsekretari i Diasporës, Nicola Riccardi, u takuan me presidentin Bashar Hafezal-Assad”, tha Bruni.

“Gjatë takimit kardinali Peter Kodwo Appiah Turkson, i dorëzoi atij një letër nga Ati i Shenjtë, ku shprehet shqetësimi i thellë për krizën humanitare në Siri, me një referencë të veçantë, mbi kushtet dramatike të popullatës civile të Idlibit”, përfundoi Bruni./  /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.