JAPONI – Abe i vendosur për reformën kushtetuese

TOKIO, 22 korrik /ATSH-AFP/ – Kryeministri japonez, Shinzo Abe u shpreh sot i vendosur për të diskutuar në mënyrë aktive reformën e Kushtetutës, ambicia e tij e fundit, një ditë pas fitores në zgjedhjet senatoriale, të cilat i siguruan konsolidimin në funksionet e tij qeverisëse.

”E kam pohuar disa herë se ky proces zgjedhor do të vendoste në lidhje me faktin nëse duam apo jo të diskutojmë për Kushtetutën, dhe unë besoj se duke na dhanë shumicën, zgjedhësit treguan se ne duhet të paktën të nisim diskutimet për këtë çështje’’, deklaroi ai gjatë një konference shtypi.

Partia Liberal-demokrate (PLD) e Abes dhe partitë e tjera mbështetëse të reformës kushtetuese siguruan një fitore të bujshme të dielën gjatë rinovimit të gjysmës së Dhomës së Lartë, por nuk arritën të marrin shumicën e dy të tretave që do të kishte garantuar mbështetjen e nevojshme. //v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.