Agjencia Telegrafike Shqiptare

GJERMANI – Evakuohet selia e Die Linkes pas alarmit për bombë

BERLIN, 22 korrik /ATSH-DPA/ – Personat e pranishëm në selinë e partisë gjermane të krahut të majtë, Die Linke, u evakuan për shkak të njoftimeve për praninë e një bombe.

Zëdhënësja e partisë tha se kërcënimi erdhi në mëngjes me anë të një e-mail.

Për shkak të përmbajtjes së saj, partia dyshon se dërguesi ka lidhje me ekstremin e djathtë.

‘’Pas evakuimit të ndërtesës, policia po vlerëson me seriozitet kërcënimin’’,  tha zëdhënësi,  ndërsa policia bllokoi hyrjen për në ndërtesë./  /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version