Delegacioni i BE-së: Reforma në Drejtësi, e pakthyeshme, po jep rezultate

TIRANË, 22 korrik /ATSH/ Delegacioni i Bashkimit Europian në vendin tonë ka përshëndetur trevjetorin e Reformës në Drejtësi, duke theksuar se ajo po jep rezultate e duke konfirmuar se kjo reformë është e pakthyeshme.

“Shqipëria shënon 3-vjetorin e Reformës në Drejtësi: Kushtetuta e ndryshuar, 40 ligje të miratuara, 181 gjyqtarë dhe prokurorë të skanuar, janë ngritur KLP dhe KLGJ, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi po funksionon, janë rankuar kandidatët për SPAK. Reforma në Drejtësi po jep frute dhe është e pakthyeshme”, thuhet në reagimin e delegacionit të BE-së në Tiranë. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.