BM – Dorëhiqet ministri britanik për Europën dhe Amerikën, Alan Duncan

LONDËR, 22 korrik /ATSH-AA/ – Ministri i Britanisë së Madhe për Europën dhe Amerikën, Alan Duncan, dha dorëheqjen.

Duncan ka dhënë dorëheqjen disa orë para se të përfundojë votimi për udhëheqjen e Partisë Konservatore.

Ai kishte përjetuar polemika të ashpra në lidhje me procesin e Brexit-it me ish-ministrin e Jashtëm të vendit, Boris Johnson, i cili pritet që të fitojë udhëheqjen e partisë./  /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.