Rama-bizneseve: Regjistrohuni dhe lëshoni kupon, pasojat ligjore janë të rënda

TIRANË, 21 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama u bëri sot thirrje bizneseve që të regjistrohen dhe të lëshojnë kupon, sepse pasojat ligjore janë të rënda.

Kryeministri u ndal te operacioni kundër informalitetit i cili ka nisur të zbatohet me kontrolle intensive në terren.

Rama paralajmëroi zero tolerancë për abuzuesit, ndërsa publikoi foto nga bizneset të cilave u është bllokuar aktiviteti.

“Stop informalitetit. Vijon në gjithë territorin kontrolli dhe bllokimi i subjekteve abuzuese.
Regjistrohuni dhe lëshoni kuponin, sepse pasojat ligjore janë të rënda. Zero tolerancë”, u shpreh Rama.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.