Rreziku nga ataku kardiak, evitoni kontaktin direkt me ujin e ftohtë

TIRANË, 20 korrik/ATSH/ Gjithmonë gjatë periudhës së plazhit janë të shumtë personat që humbasin jetën kur futen në det, për shkak të kontaktit të menjëhershëm me ujin e ftohtë.

Mjekët këshillojnë të shmanget kontakti direkt me ujin e ftohtë në ditët e nxehta, në mënyrë që të eliminohet rreziku i atakut kardiak.

Për të evituar të tilla raste, mjekët thonë se duhet shmangur kontakti i menjëhershëm me ujin e ftohtë.

Ka pasur raste me shok anafilaktik, që është një gjendje urgjente. Duhen marrë masa të menjëhershme dhe duhet trajtuar në mënyrë të shpejtë. Shmangia e qëndrimit në diell gjatë orëve të pikut mbetet gjithashtu ndër këshillat kryesore të mjekëve. /z.tosku/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.