Basha: Me këtë drejtësi nuk do ketë politikanë në pranga

TIRANË, 20 korrik /ATSH – I. Vata/ -“ Me këtë drejtësi nuk do ketë kurrë politikanë në pranga”, ka deklaruar sot kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërsa thekson se drejtësia është e kapur politikisht.

Basha shprehet se jemi kthyer në kohë të errëta kur drejtësinë e kishte partia.

“Drejtësia në të gjithë Shqipërinë është sot në duart e krimit. Sot mes rilindasve dhe krimit nuk ka më asnjë ndryshim. Jemi kthyer në kohët e errëta, kur drejtësia ishte partia kriminale”, shprehet ai.

Po ashtu Basha thekson se “e këtë drejtësi nuk do ketë kurrë politikanë në pranga, nuk do ketë kurrë kriminelë në burg. Me këtë drejtësi, prangat janë për njerëzit e thjeshtë dhe krimi e hajdutëria qeveritare bëjnë kërdinë. Çlirimi i vendit nga sundimi i Edi Ramës dhe bandës së tij në qeveri është domosdoshmëri për demokracinë, shtetin e së drejtës dhe stabilitetin e vendit”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.