Anija “Butrinti” përfundon misionin e NATO-s, rikthehet në atdhe

Anija "Butrinti" dhe ekuipazhi i saj u kthyen në atdhe pas patrullimit në misionin e NATO-s në detin Egje, ku u zëvendësuan nga kolegët e tyre dhe anija "Oriku"🇦🇱

Gepostet von Olta Xhacka am Samstag, 20. Juli 2019

TIRANË, 20 korrik/ATSH/-Anija “Butrinti” dhe ekuipazhi i saj u kthyen në atdhe pas patrullimit në misionin e NATO-s në detin Egje, ku u zëvendësuan nga kolegët e tyre dhe anija “Oriku”.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Anija shqiptare “Oriku” u nis më 12 korrik të këtij viti për në misionin e NATO-s në detin Egje.

Në kuadër të kontributit me forcat aleate të NATO-s, Forcat Detare shqiptare janë pjesë e patrullimit në detin Egje. Gjatë patrullimeve, anijet shqiptare kanë ndërmarrë një sërë operacionesh për shpëtimin e jetës së emigrantëve.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.