ITALI – Policia arreston mafiozë siçilianë të lidhur me mafien e Nju Jorkut

PALERMO, 18 korrik /ATSH-DPA/ – Policia italiane njoftoi arrestimin e 18 personave, në një aksion kundër mafiozëve siçilianë në Palermo, të lidhur me familjen famëkeqe Gambino, të Nju Jorkut.

Policia tha në një deklaratë se ata në mënyrë efektive shkatërruan një njësi të Cosa Nostras, mafias siçiliane.

”Të dyshuarit akuzohen për shantazh, grabitje dyqanesh dhe zgjidhnin gjithashtu mosmarrëveshjet e bizneseve lokale”,  theksoi policia në një konferencë shtypi.

Ndër të arrestuarit, ishin edhe Tommaso dhe Francesco Inzerillo, anëtarë të një familjeje të mirënjohur të Cosa Nostras, të cilët u arratisën në SHBA në vitet 1980, pas humbjes së një lufte të brendshme kësaj organizate.

“Sot, humbësit u kthyen dhe u përpoqën të rimarrin pushtetin, por nuk ia arritën dot”, theksoi shefi i policisë së Palermos, Renato Cortese, për gazetarët./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.