I riu nga Përrenjasi me aftësi të kufizuara, punësohet ne Sektorin e Aftësisë së Kufizuar

TIRANË, 18 korrik /ATSH/ – Denisi nga Përrenjasi është nga ata të rinj që pavarësisht aftësisë së kufizuar ja ka dalë të diplomohet dhe të punojë prej një viti me shumë përgjegjësi si kolegët e tij në Sektorin e Aftësisë së Kufizuar në bashkinë Përrenjas.

Me projektligjin e ri të asistencës sociale, e drejta e përfitimit të pagesës së aftësisë së kufizuar garantohet si një e drejtë që në rastet e punësimit të personit me aftësi të kufizuar, përfitohet deri në 4 vite krahas pagës.

Gjithashtu ky projektligj bazohet në sistemin e ri të vlerësimit bazuar në modelin bio-psiko-social të aftësisë së kufizuar.

Ofron dhe konceptin e ri të ndihmësit personal i cili ofron asistencën për kujdesin personal për personin me aftësi të kufizuar. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.