Glover: Bashkëpunim i shkëlqyer mes Policisë dhe OSBE-së në zgjedhjet e 30 qershorit

TIRANË, 18 korrik/ATSH/ Misioni i OSBE-ODIHR i ka shprehur mirënjohjen Policisë së Shtetit për bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë procesit zgjedhor të 30 qershorit.

Në letrën drejtuar Drejtorit të Policisë, Ardi Veliut, theksohet se OSBE është mirënjohëse për bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy institucioneve.

“I nderuar z. Veliu! Duke qenë se Misioni OSBE/ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve po i afrohet fundit, më lejoni, ju lutem, t’ju shpreh mirënjohjen time të sinqertë për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Policisë së Shtetit dhe Misionit gjatë punës në Shqipëri. I uroj stafit të Policisë së Shtetit suksese në përpjekjet e tyre profesionale dhe personale. Me respekt, Ambasadore Audrey Glover, Shefe e Misionit”.

Policia e Shtetit ka vlerësuar këtë mesazh, duke nënvizuar se ndihet e inkurajuar për të vijuar me angazhim të plotë punën e saj.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.