Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 65,7% të gjithë tregtisë

TIRANË, 17 korrik /ATSH/- Shkëmbimet tregtare që kryen vendi ynë me vendet e Bashkimit Europian (BE) zënë 65,7% të gjithë tregtisë.

Sipas INSTAT, në qershor 2019, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 76,4 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 60,6% të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia me 34,7% të totalit të tregtisë, Greqia me 7,7%, Kina me 6,6% dhe Gjermania me 6,3%.

INSTAT bën të ditur se, shkëmbimet tregtare, për gjashtëmujorin e parë 2018, me vendet e BE përfaqëson 65,2% të gjithë tregtisë.

Në periudhën janar-qershor 2019, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 76,6% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 59,7% të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia 33,7%, Greqia 7,4%, Kina 6,9% dhe Gjermania 6,2%. e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.