IZRAEL – Barak kërcënon të padisë gazetën ”Daily Mail” për çështjen Epstein

TEL AVIV, 17 korrik /ATSH-ANSA/ – Ish-kryeministri izraelit, Ehud Barak ka kërcënuar se do të padisë gazetën ”Daily Mail” pas publikimit nga ana e saj të një fotoje të tij, ku ai shfaqet me fytyrën gjysmë të mbuluar ndërsa hynte në shtëpinë e financierit amerikan, Jeffrey Epstein disa vite më parë.

Epstein u arrestua këtë muaj për trafikim seksual me të mitur në Florida dhe Nju Jork.

Barak tha se kishte qenë në shtëpinë e financierit, por nuk kishte marrë kurrë pjesë në ndonjë abuzim seksual apo takime të llojeve të tjera, siç pretendon  gazeta.

Ai tha se shalli që mbulonte fytyrën e tij ishte si masë ndaj të ftohtit të Nju Jorkut.

Kësaj çështjeje i është kushtuar vëmendje e veçantë në Izrael, ku Barak, udhëheqësi i Partisë Demokratike të Izraelit, është një nga rivalët kryesorë politikë të kryeministrit Benjamin Netanyahu./  /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.