AFGANISTAN – Talebanët mbyllin 42 klinika të financuara nga Suedia

KABUL, 17 korrik /ATSH-ANSA/ – Talebanët mbyllën 42 klinika të drejtuara nga një organizatë suedeze në krahinën e Maidan Wardak, në Afganistanin Lindor, raporton Komiteti Suedez për Afganistanin (SCA) duke shpjeguar se qindra mijëra njerëz, veçanërisht gratë dhe fëmijët, do të vuajnë pasojat e këtij akti aspak human.

Talebanët detyruan mbylljen e 42 strukturave nga 77 të SCA si hakmarrje nga një sulm i forcave afgane të sigurisë javën e kaluar në një spital në të njëjtën krahinë, ku u vranë katër vetë.

OJQ-ja suedeze shpjegoi se do të mbetet në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha palët për të rihapur klinikat, duke u bërë thirrje, mbi të gjitha, talebanëve që të japin miratimin e tyre menjëherë.  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.