Ulqini: Sjellja e opozitës e ka dëmtuar imazhin e Shqipërisë

TIRANË, 16 korrik /ATSH – I. Vata/ – “Të gjithë ndërkombëtarët, të gjithë aleatët e saj të Partive Popullore Europiane, të gjitha partitë simotra europiane i kanë kërkuar opozitës të mos djegë mandatet dhe opozita e bëri”, – tha sot deputeti i PS-së, Musa Ulqini, i ftuar në një studio televizive.

“Që nga shkurti deri më sot opozita përjashtoi debatin dhe dialogun. Kombet janë vrarë dhe më pas ka ndodhur dialogu. Pas zgjedhjeve të 30 qershorit Rama mbajti një fjalë dhe në atë fjalë tha se jemi të gatshëm për dialog. Në deklaratën e BE dhe SHBA është edhe  thelbi i dialogut. Ngritja e institucioneve, Gjykata Kushtetuese dhe e treta, palët të ulen e të diskutojnë pa kushte për reformën zgjedhore. Është bërë me konsensus. Është kërkuar të thuhet se duhet të ulen dhe më pas të nisin diskutime. E gjithë beteja e opozitës është bërë në emër të votës. Por vota e lirë bëhet duke pasur rregulla të qarta. Sugjerimet e bëra nga ODHIR, dhe ne sapo kishim një produkt, opozita ikte nga loja. Kemi kërkuar t’u jepet e drejta emigrantëve, 1 milion shqiptarë që nuk e kanë këtë të drejtë vote”, – tha deputeti socialist.

Më tej, Ulqini shtoi se situata që kemi sot me këtë opozitë është një situatë që e ka dëmtuar procesin e integrimit të Shqipërisë dhe reformat.

“Dy forcat politike të opozitës kanë marrë përsipër një akt vetëvrasës. Ne kemi përvojat e partive të tjera ndërkombëtare. Partitë kanë ikur për shkak të vendimeve të tyre. PD e kanë kundërshtuar të gjithë. Aleatët e Europës, miqtë, të gjithë. Situata është e rëndë. Opozita rrezikon të fshihet ose të riformatohet. Akti i opozitës është i papërligjur”, – deklaroi Ulqini.

Për sa i përket votave që ka marrë mazhoranca në zgjedhjet e 30 qershorit, Ulqini tha se kemi marrë më shumë vota se në 2017.

Kurse për dialogun mes palëve, Ulqini tha se PS ka bërë gjestin e saj, e ka ftuar opozitën të bashkëpunojë të ulet në dialogë për Reformën Zgjedhore. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.