Rritja e turizmit, mbi 1 mijë biznese të përpunimit të drurit porosi nga hotelet e bujtinat

TIRANË, 15 korrik /ATSH/ Zhvilimi i hoteleri-turizmit në vendin tonë po nxit sektorin e prodhimit të industrisë së mobilieve.

Zgjerimi i investimeve në drejtim të hoteleve, resorteve turistike, por edhe qendrave agroturistike që po shtohen çdo ditë në të gjithë zonat rurale të Shqipërisë, kanë rritur kërkesën e operatorëve për prodhime nga industria e përpunimit të drurit.

Sipas të dhënave të INSTAT, vetëm gjatë tremujorit të parë, sipërfaqja e lejeve të dhëna për hotele është 15-fishuar. Duke qenë se hotelet kërkojnë kryesisht mobilie me porosi, operojnë me prodhuesit vendas.

Sot shumë nga 1 mijë biznese të këtij sektori janë të angazhuar dhe po punojnë me porosi në hotele kryesisht në zonat bregdetare të vendit, ndërsa paralelisht punojnë edhe me bujtinat që po shtohen në zonat turistike piktoreske si Korçë, Berat, Përmet etj. /e.xh/ j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.