BRUKSEL, 15 korrik /ATSH-ANSA/ – Asnjë takim nuk pritet përpara votimit të nesërm në Parlamentin Europian midis Ursula von der Leyen, kandidates së propozuar nga 28 anëtarët për presidencën e Komisionit Europian dhe një grupimi sovran në PE, sipas zyrtarëve të Brukselit.
Ministrja gjermane e Mbrojtjes është e vendosur të takojë grupimin e saj, populistët, në prag të votimit.
Në ditët e fundit ajo tashmë ka takuar socialdemokratët, Renew Europe, të Gjelbrit dhe të majtët e GUE-së.
Qëllimi është që shumica e forcave proBE ta mbështesin atë të martën pasdite në Strasburg.
Situata është fluide dhe nuk ka qendër të vërtetë graviteti, por Von der Leyen shpreson në mbështetjen e forcave proBE për të formuar një komision politik dhe jo teknik.
Kandidatja e emëruar nga 28 anëtarët për presidencën e Komisionit nuk ka vendosur ende se cilat do të jenë portofolet e Komisionit të ardhshëm Europian./ /os/ a.jor.
