BRUKSEL – Mogherini: Solidariteti ynë me popullin turk i padiskutueshëm

BRUKSEL, 15 korrik /ATSH-AA/ – Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Federica Mogherini duke përkujtuar përvjetorin e tretë të tentativës për grusht shteti në Turqi tha se “solidariteti me popullin turk është i padiskutueshëm”.

Mohgerini i bëri këto komente para mbledhjes së Këshillit të Marrëdhënieve me Jashtë që do të mbahet në Bruksel me pjesëmarrjen e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së.

Ajo tërhoqi vëmendjen se para pak kohësh ka biseduar me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavushoglu në lidhje me aktivitetet e Turqisë në Mesdheun Lindor.

“Sot vendet anëtare do të diskutojnë se si do të ndiqet vendimi i liderëve të BE-së, i marrë në muajin qershor, në lidhje me aktivitetet e shpimit”, tha Mogherini në lidhje me aktivitetet e Turqisë në Mesdheun Lindor.

Ajo theksoi se në takim do të trajtohet edhe marrëveshja bërthamore me Iranin, problemet e migrimit, Afrikës dhe Libisë./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.