BRUKSEL – BE: Rusia të marrë masa të menjëhershme për respektimin e INF

BRUKSEL, 14 korrik /ATSH-AFP/ – Bashkimi Europian i kërkoi sot Rusisë të marrë masa të menjëhershme për të garantuar respektin e traktatit të çarmatosjes bërthamore INF, në të cilin Moska ka formalizuar në fillim të korrikut pezullimin e pjesëmarrjes së saj.

“Jemi thellësisht të shqetësuar nga zhvillimi i situatës për sa i përket traktatit INF, që mund të përfundojë më 2 gusht 2019”, deklaroi shefja europiane e diplomacisë, Federica Mogherini.

E nënshkruar gjatë Luftës së Ftohtë, marrëveshja mbi armët me rreze të mesme ishte kritikuar nga Donald Trump në shkurt, më pas nga Moska, pasi dy vendet akuzohen reciprokisht se po e shkelin.

Vladimir Putin ratifikoi më 3 korrik pezullimin e pjesëmarrjes së Rusisë. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.