SOFT NEWS – Etiopia thyen rekord me 200 milionë fidanë të mbjella për 12 orë

ADIS ABEBA, 13 korrik /ATSH-AA / – Etiopia do të thyej rekord duke mbjellë 200 milionë fidanë për 12 orë në pjesën jugore të vendit.

Në kuadër të projektit katër miliardë pemë të iniciuar nga kryeministri i vendit, Abiy Ahmed, më 29 korrik me pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra personave do të mbillen 200 milionë fidanë në pjesën jugore të vendit.

Kryetari i Zyrës së Bujqësisë dhe Burimeve Natyrore të rajonit Gedeo, Leta Legesse, është shprehur se për rajonin e tyre kanë përgatitur 10 milionë fidanë.

“Kemi përfunduar përgatitjet për një rekord të ri botëror” u shpreh ai, duke theksuar se dëshirojnë të arrijnë synimin prej 4 miliardë të cilin e ka vendosur kryeministri.

India në vitin 2016 kishte thyer rekord duke mbjellë mbi 50 milionë fidanë brenda 24 orëve me pjesëmarrjen e rreth 800 mijë personave. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.