Vazhdon pa penguar trafikun puna për riparimin e rrugës Tiranë-Ndroq-Plepa

TIRANË, 12 korrik /ATSH – I. Vata/ Rruga e amortizuar prej kohësh në segmentin Tiranë-Ndroq-Plepa, po riparohet me shtresë asfalti.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se vazhdon puna në segmentin rrugor Tiranë-Ndroq-Plepa.

“Në kuadër të projektit të Mirëmbajtjes së Bankës Botërore bazuar në performancë dhe rezultat, po bëhet riparimi i shtresave së asfaltit, gropave dhe pjesëve të dëmtuara në segmentin rrugor Tiranë-Ndroq-Plepa”, sqaroi ARRSH.

Po ashtu Autoriteti Rrugor Shqiptar ka marrë masa që të vazhdojë puna për riparimin e rrugës Tiranë-Ndroq-Plepa pa penguar trafikun.

“Puna po ecën me ritme të shpejta pa penguar trafikun e mjeteve”, sqaroi Autoriteti Rrugor Shqiptar. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.