Divjakë/ Urbanizim dhe infrastrukturë rrugore në çdo fshat

TIRANË, 12 korrik/ATSH/ Në kuadër të urbanizimit të të gjithë fshatrave të bashkisë Divjakë vazhdojnë punimet për asfaltimin e rrugëve.

Aktualisht ka përfunduar shtrimi me asfalt në rrugën kryesore të fshatit Goriçaj në njësinë administrative Gradishtë dhe do të vazhdohet gradualisht me të gjithë fshatrat e tjerë.

Shtrirja e investimeve në zonat rurale dhe ofrimi i shërbimeve cilësore për banorët mbetet një prioritet për bashkinë e Divjakës, e cila ka vijuar me intensitet punën në çdo njësi administrative.

/m.m/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.