BULLGARI – Nisin manovrat ushtarake të NATO-s

SOFJE, 12 korrik /ATSH-ANSA/ – Nisin manovrat ushtarake detare, të koduara ”Breeze-2019”, që do të zhvillohen në Detin e Zi me pjesëmarrjen e trupave bullgare, të NATO-s dhe të vendeve partnere.

”Manovrat do të vazhdojnë deri më 21 korrik nën komandën e Marinës Bullgare duke ndjekur standardet dhe procedurat e Aleancës’’, thuhet një deklaratë nga Ministria bullgare e Mbrojtjes.

Në të marrin pjesë forcat detare të 12 vendeve, përfshirë Italinë.

Përveç anijeve e Grupit të Përhershëm të NATO-s do të marrin pjesë edhe 27 anije luftarake, pesë avionë, gjashtë helikopterë dhe 2 257 ushtarë.

Manovrat ushtarake do të ndiqen nga 132 përfaqësues të institucioneve shtetërore, autoriteteve vendore, dhe organizatave joqeveritare./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.