AUTOMJETE – Ford dhe Volkswagen aleancë për prodhimin e veturave autonome dhe elektrike

UASHINGTON, 12 korrik /ATSH-AFP/ – Prodhuesi amerikan i automjeteve “Ford” dhe ai gjiganti gjerman “Volkswagen” njoftuna sot se kanë zgjeruar aleancën e tyre, të krijuar në janar, në zhvillimin e automjeteve autonome dhe elektrike, të konsideruara si eldorado i ardhshëm i prodhuesve të automjeteve.

Ky partneritet përjashton çdo shkëmbimi të aksioneve, theksuan dy kompanitë, që punojnë tashmë së bashku në prodhimin e furgonave, automjeteve të punës dhe automjetet tregtare me rimorkio.

Në sektorin e automjeteve autonome, “Volkswagen” ka investuar 2,6 miliardë dollarë në Argo AI, filiali i “Ford” për zhvillimin e veturave autonome. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.