Vetingu, më 16 korrik seancë dëgjimore me prokuroren Elida Kaçkini, kandidate për SPAK

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka planifikuar për më 16 korrik seancën dëgjimore të Vetingut për prokuroren pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Elida Kaçkini, kandidate për SPAK.

Ndërsa ka ngjeshur kalendarin për muajin korrik, KPK ka planifikuar disa seanca gjyqësore, mes të cilave edhe ajo me Kaçkinin e cila është intervistuar një ditë më parë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Trupa Gjykuese përbëhet nga Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine, Etleda Çiftja dhe seanca do të zhvillohet më datë 16 korrik.

SPAK duhet të ketë të paktën 15 anëtarë për të nisur funksionimin, si organ i ri i drejtësisë shqiptare. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.