Pas 25 korrikut, deklarimi i ndryshimit të ortakut bëhet në Qendrën Kombëtare të Biznesit

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Të gjitha bizneset që do të kenë ndryshime të ortakëve apo strukturës së ortakërisë do të duhet të deklarojnë ndryshimin brenda 30 ditësh nga ngjarja faktike.

Vendimi hyn në fuqi më 25 korrik 2019, pasi është botuar tashmë në Fletoren Zyrtare.

Sipas relacionit që shoqëron këtë ligj, çdo subjekt biznesi i cili nuk do të deklarojë ndryshimet në ortakëri brenda këtij afati të përcaktuar, do të dënohen me gjobë 50-100 mijë lekë.

Ndryshimet ligjore i përgjigjen masave për formalizimin e ekonomisë së vendit dhe forcimin e rregullave fiskale. e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.