GREQI – Moti i keq shkakton vdekjen e gjashtë turistëve

ATHINË, 11 korrik /ATSH-ANSA/ – Gjashtë turistë të huaj humbën jetën dhe 30 të tjerë u plagosën pas një stuhie që përfshiu veriun e gadishullit të Halkidhiqisë, njoftoi sot media ndërkombëtare.

Ajo shtoi se stuhia kishte zgjatur rreth 20 minuta.

Rënia e një peme shkaktoi vdekjen e një rusi me fëmijën e tij dy vjeç në një hotel në Kasandra, 70 kilometra nga Selaniku.

Në Propontidha, një çift turistësh çekë dhe një rumune me fëmijën e saj humbën jetën pas rënies së një çatie.

“Ishte një fenomen i paprecedentë, me erëra të fuqishme dhe me breshër”, tha Mbrojtja Civile Greke duke shtuar se ”në Halkidhiqi është shpallur gjendja e emergjencës. Më shumë se 140 persona janë përfshirë në operacionet e shpëtimit”./ /a.i/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.