Rei Manaj firmos për 5 vite me “Albaceten” në Spanjë

TIRANË, 10 Korrik /ATSH/ – Rei Manaj është larguar përfundimisht nga Interi dhe ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me skuadrën e Albacete në Segunda Division .

Mungonte vetëm zyrtarizimi, por edhe ai ka ardhur pasditen e sotme me një njoftim në Tëitter nga klubi i Albacetes.. Klubi iberik ka bërë të ditur se ka derdhur në arkat e Interit rreth 2,5 milionë euro për kartonin e futbollistit të kombëtares shqiptare, me Interin që e bleu nga Cremonese Manajn disa vite më parë për vetëm 500 mijë euro dhe tashmë e ka shitur 5 herë më shumë.

Pas disa sezoneve në huazim në vitin e fundit pikërisht te Albacete, Manaj tashmë është përfundimisht një lojtar i Albacetes.

/gj.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.