Miratohet marrëveshja e financimit me KfW për transportin e gjelbër në Tiranë

TIRANË, 10 korrik/ATSH/ – Këshilli i Ministrave miratoi sot marrëveshjen e financimit mes Shqipërisë dhe KfW në kuadër të projektit të transportit të gjelbër në Tiranë.

Në këtë marrëveshje Shqipëria përfaqësohet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (Marrësi), Bashkia Tiranë (Agjencia zbatuese e projektit).

Kjo marrëveshje mes Shqipërisë dhe KfW Frankfurt am Main (KfW), konsiston në shërbimet e ekspertit ndaj agjencisë zbatuese të projektit, në kuadër të projektit të transportit të gjelbër në Tiranë, që financohen nga një fond i veçantë i siguruar nga qeveria Federale Gjermane, me një grant në shumën 1 670 000 (një milion e gjashtëqind e shtatëdhjetë mijë) euro, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare./k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.