FUTBOLL – Solskjaer: Nuk jemi në fazë shitjesh lojtarësh

MANÇESTER, 10 korrik /ATSH-AA/ – Trajneri i klubit anglez të “Mançester Junajtid”, Ole Gunnar Solskjaer, tërthorazi ka paralajmëruar “Interin”, “Juventusin” dhe “Real Madridin” se nuk do të shesin lojtarë gjatë periudhës verore.

“Djajtë e kuq” ndodhen në Australi në përgatitet për sezonin e ardhshëm, ku Solskjaer ka porositur se atmosfera në ekip është e mrekullueshme dhe se ka mjaftueshëm lojtarë të mirë për sezonin e ardhshëm.

Nga ana tjetër, që nga fillimi i merkatos, mediat britanike, italiane dhe spanjole “e transferuan” Paul Pogban tek “Juventus” apo tek “Real Madrid” dhe Romelu Lukakun tek “Inter”. Në të vërtetë, të njëjtën po tenton ta bëjë edhe agjenti i Pogbas, Mino Raiola, i cili në disa raste tha se përfaqësuesi i Francës dëshiron të largohet nga “Old Trafford”.

“Me sa e di unë, nuk kemi marrë asnjë ofertë për lojtarët tanë. Ne jemi Mançester Junajtid, nuk e kemi të patjetërsueshme të shesim lojtarë, e as t’i paguajmë më tepër kur i sjellim. Patjetër të keni lojtarët e duhur me çmimin e duhur. Nëse e shihni ekipin tonë tani, kemi mjaftueshëm lojtarë të mirë”, theksoi Solskjaer.

Mançester Junajtid gjatë merkatos ka sjellë lojtarin Daniel James nga “Suansi” për 15 milionë euro dhe Aaron Wan Bissak nga “Kristal Palas” për 56 milionë euro. Nga klubi janë larguar Ander Herrera drejt PSG-së dhe Antonio Valencia (LDU Quito). /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.