Fotot/ Stuhia rrëzon pemët mbi linja dhe këput përcjellësa, OSHEE: Po punojmë

TIRANË, 10 korrik/ATSH/ – Për shkak të motit me erëra të forta që përfshiu vendin gjatë natës se mbrëmshme dhe në vazhdim, janë dëmtuar disa linja tension të mesëm dhe rajonet më të prekura nga defektet janë Burreli, Shkodra dhe Durrësi (zona e Krujës).

Siç shihet nga pamjet, stuhia e natës, e shoqëruar me shkarkesa atmosferike, shkaktoi rrëzim të pemëve mbi përcjellësit elektrikë, duke i këputur.

Rrjeti është dëmtuar edhe nga materiale të forta për shkak të stuhisë, ndërsa më problematike paraqitet situata edhe në Lezhë.

OSHEE bën të ditur se prej orëve të para të mëngjesit, brigadat e terrenit po punojnë intensivisht për riparimin e defekteve dhe kthimin e gjendjes në normalitet në kohë sa më të shpejtë.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.