AUSTRI – 8 700 tonë mbeturina përgjatë autostradave

VJENË, 10 korrik /ATSH-APA/ – Rreth 8 700 tonë mbeturina, që përbëjnë rrezik për mjedisin, janë hedhur në autostradat e Austrisë në vitin 2018, deklaroi kompania e autostradave ”Asfinag”.

”Objektet në autostradë janë të ndryshme, ku edhe vetëm një gazetë mund të shkaktojë aksident”, theksoi ajo.

”Rreth një e katërta e 8 700 tonëve mbeturina u mblodhën me dorë. Në total, eliminimi i mbeturinave në vitin e kaluar i kushtoi shtetit më shumë se 13 milionë euro”, theksoi kompania.

Megjithëse pjesa më e madhe e plehrave janë hodhur në kazanët dhe kontejnerët e duhur, kjo nuk e pengoi kompaninë ”Asfinag” ta konsiderojë këtë fenomen si ”turizmi i plehrave”./ /os/ /em/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.