Braçe-Bashës: Lere aritmetikën, filloje nga abetarja

TIRANË, 9 korrik /ATSH – I. Vata/ – Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka ironizuar Partinë Demokratike dhe kreun e saj Lulzim Basha në lidhje me deklaratën e tij se shqiptarët mbështetën 85% opozitën.

“Aritmetikë, mbledhje-zbritje, shumëzim-pjesëtim? Jo! Shkrim, këndim? Jo! Garë-konkurrim, zgjedhje? Jo! Çfarë, çfarë, Reforma të thella me ty? Po si? Pa gjithë këto me sipër? Merru me veten kid!”, shprehet Braçe.

Po ashtu, Braçe ka reaguar edhe në lidhje me shkrimin e një pankarte në protestën e një dite më parë ku ishte shkruar me gabim drejtshkrimor fjala “Demokratike”.

“Filloje nga A-ja, abetarja, pastaj nga 0, numrat; Me tutje me fjalët e thjeshta që të arrish po munde tek ato me të vështira Liri, Barazi, Drejtësi e Barabartë!”, shprehet ai.

Në fund, Braçe shton se “patjetër edhe tek numri 85, produkt i aritmetikës tënde banale:100-40-22=85! Madje 85%!”./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.