TIRANË, 9 korrik /ATSH/ – Këtë muaj ka nisur analiza e performancës 6-mujore me strukturat e administratës tatimore në të gjithë vendin.
“Sfida për realizimin e të ardhurave, objektivat për çdo drejtori, dhe riformatimi i strukturave të monitorimit dhe të shërbimit ndaj tatimpaguesit janë objektiva kyç për një administratë tatimore eficiente”, shprehet ministrja e Ekonomisë Anila Denaj.
Denaj tha se, “Ministria e Ekonomisë dhe Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kanë rishikuar matricën e riskut dhe metodologjinë e monitorimit me bazë risku, si dhe kanë përgatitur planet e detajuara operacionale rajonale dhe sektoriale”.
“Bashkëpunimi dhe komunikimi ndërmjet strukturave dhe institucioneve të linjës për zbatimin e planit tonë operacional i hapin rrugë aleancës sonë me biznesin e ndershëm në betejën e përbashkët kundër informalitetit”, përfundoi Denaj.
/a.a/j.p/
