VIDEO/ Opozita joparlamentare protestë para Kryeministrisë

TIRANË, 8 korrik /ATSH/ – Opozita joparlamentare nisi mbrëmjen e sotme protestën e dhjetë kombëtare në Tiranë.

Mbështetësit e opozitës janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për tubimin përpara Kryeministrisë, ndërsa nga pamjet me dron shihet pjesëmarrja në këtë protestë.

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj proteste, duke qëndruar përreth perimetrit të godinës së Kryeministrisë.

Kërkesa e ish-deputetëve të PD dhe LSI është ngritja e një qeverie tranzitore që do të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

PD dhe aleatët e saj gjithashtu nuk morën pjesë në zgjedhjet e përgjithshme lokale të 30 qershorit ku u zgjodhën 61 kryebashkiakët e rinj të vendit.

Kjo është protesta e dhjetë kombëtare e PD dhe aleatëve të saj, ndërsa e teta që zhvillohet pasdite.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.