UASHINGTON – Trump dhe Macron bisedojnë për çështjen bërthamore iraniane

UASHINGTON, 8 korrik /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun e tij francez, Emmanuel Macron në lidhje me programin bërthamor iranian, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

“Dy personalitetet diskutuan për përpjekjet që po zhvillohen për të garantuar që Irani nuk do të pajiset me armë bërthamore dhe për t’i dhënë fund sjelljes destabilizuese të Iranit në Lindjen e Mesme”, sipas një komunikate.

Nën një situatë shumë të tensionuar, Irani njoftoi sot se do të fillojë të prodhojë uranium të pasuruar përtej limitit të autorizuar nga marrëveshja bërthamore e arritur në Vjenë në vitin 2015. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.