SHBA – Mbështetje në rritje për Trump

UASHINGTON, 8 korrik /ATSH-ANSA/ – I ndihmuar nga një ekonomi e fortë, presidenti amerikan, Donald Trump po përjeton një rritje të mbështetjes, që tani është në nivelin më të lartë të presidencës së tij.

”Nga nga 39% në prill në 44% në korrik”, sipas një sondazhi të ”Washington Post” dhe ”ABC News”.

Mes votuesve të regjistruar, përqindja shkon nga 42 në 47, edhe pse shumica e kundërshton punën e tij. Kjo përqindje shkon në rreth 53.

Vlerësimi i tij në shumë prej termave ka qenë nën 42% (vetëm në termat ekonomike ka 51%) dhe më shumë se gjashtë në 10 amerikanë besojnë se ai ka vepruar në mënyrë jopresidenciale që prej marrjes së detyrës./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.