Prodhimi i qumështit dhe vezëve në shifra rekord

TIRANË, 8 korrik /ATSH/- Shqipëria prodhon mesatarisht 1.1 milionë ton qumësht në vit. Referuar të dhënave zyrtare nga INSTAT në 5 vitet e fundit, ky tregues është në nivelin e shifrave rekord të prodhimit.

Sa i përket mishit, në vend prodhohen mesatarisht 160 mijë ton në vit. Në vitet 2017-2018 niveli i prodhimi të mishit peshë e gjallë është 161 mijë ton. Ajo që duhet evidentuar është vitet e fundit se ka një rritje në krahasim me vitet 2014-2015 ku niveli i prodhimit ishte përkatësisht 155 mijë ton dhe 158 mijë ton.

Ndërsa prodhimi i vezëve në Shqipëri po njeh rritje progresive nga viti në vit.

Në vend prodhohen më shumë se 800 milion kokrra në vit. Zgjerimi i komplekseve të pularisë jo vetëm që ka rritur standardet e kësaj industrie në vendin tonë por ka shtuar prodhimin e vezëve, një pjesë e të cilave plotësojnë kërkesat e tregut të brendshëm madje edhe eksportohen më së shumti në Kosovë etj. e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.