Ndërtohet ura në Këlcyrë, përfitojnë 600 banorë të 4 fshatrave

TIRANË, 8 korrik/ATSH/- Rreth 600 banorë të katër fshatrave në krahinën e Malëshovës kanë tashmë një urë të re.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, duke e cilësuar pamjen e kësaj ure foto të ditës, shprehet se “Forcat e Armatosura të Shqipërisë ndërtuan në Mbrezhdan të Këlcyrës urën 42 m të gjatë, e cila lehtëson lëvizjën e banorëve dhe mbështet nismën e qeverisë “100 fshatrat” në ndihmë të agroturizmit”.

Forcat e Armatosura japin kontributin e tyre, jo vetëm për përmirësimin e infrastrukturës lokale, por edhe në nismën e qeverisë “100 fshatrat” për mbështetjen e agroturizmit dhe ekonomisë jobujqësore./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.