FIZIKË – 85 vite më parë njerëzimi humbi Marie Curie

PARIS, 6 korrik /ATSH-AA/ – Më 4 korrik 1934 vdiq Marie Curie, zonja e radioaktivitetit, dy herë fituese e çmimit Nobel, në vitin 1903 për Fizikë së bashku me bashkëshortin e saj Pierre dhe fizikantin Henri Becquerel për studimin e elementeve të parë radioaktivë dhe për Kimi në vitin 1911 për zbulimin e radiumit dhe poloniumit.

Duke u bërë simbol i shkencës femërore, ajo gjithmonë ka qenë e karakterizuar nga një dashuri e madhe për kërkime dhe një angazhim të fortë shoqëror.

Ajo ishte gruaja e parë dhe e vetmja që fitoi dy çmime Nobel në dy disiplina të ndryshme (e barazuar vetëm nga kimisti Linus Pauling, Nobel për Çmimin Nobel të Paqes dhe Kimisë dhe gruaja e parë që jepte mësim në Universitetin e Sorbonës në Paris).

E lindur në Varshavë më 1867, Maria Curie filloi studimet me babain e saj, profesor i fizikës.

Në atë kohë në Poloni universiteti ishte i ndaluar për gratë, kështu që ndoqi disa kohë kurset klandestime në Universitetin e Volantes.

Pasi punoi si kujdestare në një familje polake, në vitin 1891 u regjistrua në Universitetin e Sorbonës në Paris, ku u diplomua në Fizikë dhe Matematikë.

Atje, në 1894 ajo u takua me Pierre Curie, i cili u bë bashkëshorti i saj, në vitin 1895./    /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.