SHBA – Niveli i lartë i punësimit tregon për një ekonomi të qëndrueshme

UASHINGTON, 5 korrik /ATSH-AFP/ – Ekonomia amerikane ka regjistruar krijimin e vendeve të qëndrueshme duke mundësuar shmangien, për momentin, të frikës për një ngadalësim të ashpër të fuqisë së parë botërore.

Gjithësej, 224 000 punësime janë regjistruar muajin e kaluar ndërsa analistët parashikonin rreth 160 000.

Rritje e fuqishme e regjistruar muajin e kaluar pas një muaj maji veçanërisht zhgënjyes ku u krijuan vetëm 72 000 vende pune pritet të shuajë zërat për një rënie të fuqishme të aktivitetit ekonomik si dhe të favorizojë Donald Trump, që është duke bërë fushatë për rizgjedhjen e tij në vitin 2020. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.