Rruga e re drejt Sarandës/ Kardhiq-Delvinë, punimet sipas grafikut të parashikuar

TIRANË, 5 korrik /ATSH/- Në rrugën Kardhiq-Delvinë, një aks strategjik për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë, që shkurton ndjeshëm distancën Tiranë-Sarandë, punimet po ecin sipas grafikut të parashikuar të kontratës.

Punime në këtë aks kanë filluar në shtator të vitit 2018 dhe parashikohet të përfundojnë brenda 24 muajve, në vitin 2021.

Deri tani është kryer rreth 35% e volumit të punimeve është hapur traseja e rrugës, në masën rreh 70% të volumit të saj, ndërsa po punohet me veprat e artit paralelisht.

Në terren po punohet për lotet 4, 5 dhe 6, ndërkohë që firma fituese e tenderit, për lotin 7 që parashikon ndërtimin e një tuneli, pritet të shpallet këtë muaj.

Punimet intensive po kryhen edhe në 2 lotet e tjera në krahun nga Delvina, drejt tunelit.

Aksi i ri rrugor Kardhiq-Delvinë, i mundëson mjeteve me drejtim Sarandën anashkalimin e Gjirokastrës dhe Qafës së Muzinës, duke shkurtuar ndjeshëm kohën e udhëtimit. e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.