TIRANË, 5 korrik/ATSH/- Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Kryeministrin e Francës, Edouard Philippe, në Poznan të Polonisë, ku po zhvillohet prej dy ditësh Samiti i Ballkanit Perëndimor në kuadrin e Procesit të Berlinit.
Kryeministri Rama ka publikuar sot një video ku shfaqet në takim me Kryeministrin e Francës, Philippe.
Në takimin me Kryeministrin e Francës, Rama shoqërohet nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga.
Më herët Kryeministri publikoi një video nga biseda me Kancelaren gjermane Angela Merkel dhe me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, me të cilët ishte ulur pranë në tryezën e Samitit të Ballkanit Perëndimor./k.s/
