Poznan- Lleshaj takon homologun britanik, Ben Wallace

TIRANË, 5 korrik/ATSH/-Gjatë qëndrimit në Poznan të Polonisë, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një takim zyrtar me Ben Wallace, Ministër Shteti për Sigurinë dhe Krimin Ekonomik, në Mbretërinë e Bashkuar.

Takimi u përqendrua në bilancin e bashkëpunimit dypalësh si dhe në perspektivën e zhvillimit të tij.

Takimi evidentoi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve mes dy vendeve në fushën e sigurisë si dhe përcaktoi drejtime të rëndësishme zhvillimi sidomos në fushën e modernizimit dhe teknologjisë, Policisë Shkencore, arsimimit dhe kualifikimit, të luftës kundër krimit ekonomik dhe pastrimit të parave.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.